Gwen Stefani u jep fansave një pasqyrë të rrallë për jetën e saj personale dhe mëmësinë
Ikona e popit Gwen Stefani, 55 vjeçe, ka ndarë mendime të thella mbi mëmësinë dhe karrierën e saj në një intervistë për Stellar Magazine.
Nënë e tre djemve – Kingston, 18 vjeç, Zuma, 16, dhe Apollo, 10 – Gwen theksoi se mëmësia është shumë më e thellë dhe komplekse sesa e kishte imagjinuar.
“Të jesh prind nuk është siç mendon kur je një vajzë e vogël. Lumturia e tyre është lumturia ime, dhe përgjegjësia është më e madhe se çdo pritshmëri”, tha ajo, duke shtuar se përkushtimi ndaj fëmijëve e ka mbushur jetën me shpërblime dhe sfida, shkruan DailyMail.
Gwen foli gjithashtu për 30-vjetorin e albumit “Tragic Kingdom”, që e çoi grupin e saj “No Doubt” në famë botërore.
“Në atë kohë nuk kisha asnjë ide se kush isha apo çfarë po bëja. Është një testament për punën e Zotit”, tha ajo.
Pas suksesit të “No Doubt”, Gwen nisi një karrierë të suksesshme solo dhe po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri “Bouquet”, më 15 nëntor 2024, pas një pauze që nga viti 2017.
Albumi përfshin një duet me bashkëshortin e saj, Blake Shelton, me të cilin u martua në 2021.
Përmes muzikës dhe mëmësisë, Gwen vazhdon të mbetet një figurë frymëzuese në industrinë e argëtimit. /telegrafi