Chelsea dhe Man Utd kreyjnë punën, Tottenhami ndalet me barazim nga Fulhami
Kanë përfunduar tri ndeshjet e Premierligës, të cilat u zhvilluan me orar të njëjtë.
Chelsea dhe Man Utd kanë arritur të kryejnë punën, duke e mposhtur Aston Villan, respektivisht Evertonin.
Blutë triumfuan me rezultat 3-0 ndaj Villas, ndërsa Djajtë e kuq mposhtën thellë 4-0 Evertonin.
Kësisoj, me këto fitore, Chelsea zë vendin e dytë me 25 pikë, kurse Aston Villa mbetet në pozitën e 12-të me 19 sosh, ndërsa Man Utd pozicionohet në vendin e nëntë duke grumbulluar 19 pikë dhe Evertoni i 15-ti me 11 sosh.
Në anën tjetër, Tottenhami nuk ka mundur që të marrë më shumë se një barazim ndaj Fulhamit në shtëpi.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Tottenham Hotpsur” përfundoi me rezultat 1-1.
Pas këtij barazimi, Tottenhami ka 20 pikë si i shtati në tabelë, gjersa Fulhami ka 19 në pozitën e dhjetë. /Zëri