Sërish bastisje në Varagë, konfiskohen pushkë gjuetie

Përgjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka kontrolluar kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë.

Po ashtu u kryen edhe bastisje, ku janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Ai shtoi se nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë Policore K-9.

“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9 e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, tha Elshani për Klan Kosova.