Hoxha: Policia zmbrapsi planin e terroristëve të Banjskës, synonin mbi 30 pika për të okupuar veriun

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ishte mysafir në emisionin “Oxygen”, ku foli edhe rreth rastit të sulmit në Banjskë, të 24 shtatorit të 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Hoxha tha se qëllimi i grupit terrorist serb ishte pozicionmi në mbi 30 pika dhe okupimi i disa pjesëve të veriut.

“Mirëpo, këtë plan ka arritur që policia ta zbraps këtë plan. Nga ajo që kemi arritur ta kuptojmë, dyshojmë se grupi terrorist ka qenë i përbërë deri në 100 persona. Edhe në Serbi ka qenë duke pritur një grup tjetër prej 150 personash për t’u futur në Kosovë, në qoftë se do të arrihej të krijohej ndonjë korridor i lirë”, tha Hoxha.

Kreu i policisë tha se për fat të mirë asnjë civil nuk është prekur.

“Dëme minimale ka qenë në kishe, dëme minimale në civil”, theksoi ai.