Driloni flirtues me Sarën: Cila lidhje ka qenë dashuria më e madhe për ty, mos ndoshta kjo që po vjen?

Sara dhe Driloni zhvilluan një bisedë të gjatë për lidhjet romantike.

Sara zbuloi se ka pasur dy lidhje, ndërsa Driloni, me një ton flirtues, e pyeti: “Cila dashuri ishte më e madhe, e para, e dyta apo e treta që po vjen?”

Driloni: Me sa vjet herën e parë?

Sara: Herën e parë 17, 18 vjeçe, herën e dytë 23 vjeçe, më pas nuk kam qenë e dashuruar.

Driloni: A beson se do të dashurohesh prapë?

Sara: Po, besoj.

Driloni: Më e madhe dashuria ka qenë herën e parë, apo të dytë, apo e treta që vjen?

Sara: Herën e parë isha adoleshente, ishte shumë intensive dhe me më pak logjikë. Ndërsa e dyta ishte më e pjekur dhe më me logjikë.

Sara më tutje tregoi që në të dy lidhjet ishte ajo që kishte ikur dhe se shumë njerëz mundoheshin të futeshin në mes të lidhjes së saj.