“Krejt bashkë në shesh”, me 1 dhjetor nis festivali “Verë n’Dimën” me performanca fantastike me yjet e muzikës
“Krejt bashkë në shesh”, me 1 dhjetor nis festivali “Verë n’Dimën” me performanca fantastike me yjet e muzikës
Kryeqyteti në magjinë e festave do të vijë me atmosferë fantastike si asnjë tjetër fundvit.
“Verë n’dimër” rikthehet edhe këtë fillim dhjetor dhe sjell shumë drita, muzikë e super atmosferë në sheshet e Prishtinës.
“Verë n’dimër” edhe këtë vit bashkon qytetarët jo vetëm të kryeqytetit por nga e gjithë Kosova dhe të të gjitha moshave.
Duke filluar nga 1 dhjetori për 45 ditë me radhë shtëpizat do të zbukurojnë hapësirat duke ofruar pije, ushqim e atmosferë fantastike.
Me hapjen e këtij festivali nga ora 18:00 ndizen edhe dritat festive të kryeqytetit, për të cilat u kujdes Komuna e Prishtinës.
Festa fillon me performancën fantastike të Andra Rexhepi, performanca artistike në akull nga Isidora Isjanovski dhe Monika Makarovska, për ta përmbyllur natën me muzikë nga Shpat Deda dhe Dafina Zeqiri.