Leverkuseni i Xhakës merr fitore të vështirë në kryeqytet

Bayer Leverkuseni i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Union Berlinit të shtunën pasdite.

Leverkuseni në kuadër të xhiros së 12-të të Bundesligës gjermane shënoi fitore ndaj Union Berlinit si mysafir me rezultatin 2:1.

Jeremie Frimpong në minutën e dytë dhe Patrik Schick në minutën e 71-të i shënuan golat për Leverkusenin.

Për Union Berlinin golin e vetëm e realizoi Ëoo-Yeong Jeong në minutën e 29-të.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni ka 23 pikë dhe është në vendin e tretë. Union Berlini ka 16 pikë dhe është në mesin e tabelës.