Në Shkup u protestua për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonia e Veriut

Nisma “Të gjithë për Palestinën” sot në qytetin e Shkupit ka mbajtur protestë me qëllim për solidaritet me popullin e Palestinës dhe Libanit.

Ndër të tjera, protestuesit kërkuan përfundimin e gjenocidit që po ndodh në Gaza dhe mbështetje më të madhe politike për kauzën palestineze.

Protestuesit thanë se përderisa shumica e botës po e njeh Palestinën si shtet, Maqedonia e Veriut është një ndër 50 shtetet që nuk e njeh Palestinën.

Për t’i dhënë mbështetje edhe më shumë kësaj prosteste, i pranishëm ishte edhe një student nga Palestina, Asem Mousa, i cili për momentin studion në Shkup. Ai shprehu falëderime për ngritjen e zërit për vendin e tij ku edhe bëri një dallim se si është jeta të jetosh si një palestinez atje që janë gjithmonë nën presionin e Izraelit.

Protestat filluan nga vendi “Sinfonia e Paqes”deri tek Qeveria, duke u shoqëruar nga forcat policore.