Ancelotti flet për nënshkrimet e reja
Trajneri i Real Madridit ka folur për nënshkrimet e reja në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri Italian u shpreh se tani për tani është humbje kohësh të mendosh për nënshkrimet.
“Nënshkrime të reja? Është një humbje kohe të mendosh për nënshkrimin e lojtarëve tani. Kemi 40 ditë për të menduar për këtë dhe këtë do të bëjmë. Gjërat po lëvizin dhe gjërat mund të ndryshojnë”.
Ancelotti foli edhe për Alaban teksa konfirmoi se do të kthehet së shpejti.
“Alaba po shkon shumë mirë dhe do të kthehet së shpejti”. /Zëri