Drita e fiton derbin ndaj Ballkanit, e thellon diferencën në tabelë

Drita e ka fituar derbin kryesor të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit triumfuan 2:3 në udhëtim ndaj Ballkanit.

Almir Ajzeraj kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

Rezultati u barazua në minutën e 64-të, kur Sunday Adetunji realizoi me kokë.

Tetë minuta më vonë, Blerim Krasniqi riktheu epërsinë e mysafirëve pas asistit nga Arb Manaj.

E ky i fundit shënoi në minutën e 82-të për 1:3.

Vendasit arritën të realizonin në minutën e dytë shtesë, por që nuk arritën të nxirrnin të paktën një pikë nga kjo përballje.

Me këtë fitore, Drita tani shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, kurse Ballkani mbetet përkohësisht në vendin e dytë me tetë pikë më pak. /eo