Kurti: Edhe ky sulm shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit e angazhimit të institucioneve

Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar sërish për situatë pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër – Lepencit.

Kurti ka thënë se falë përgatitjeve të larta të institucioneve, në kohë rekord u sanua në masë të madhe dëmi i shkaktuar në Ibër Lepenc, transmeton Zer.info.

“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, ka shkruar Kurti. /Zëri