Shqipëria dënon sulmin në Ibër-Lepenc, Begaj telefonon Osmanin

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Begaj ka dënuar sulmin e së premtes në kanalin e Ibër- Lepencit, ndërsa tha se Shqipëria mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës, transmeton Zeri.info.

“Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”.

“Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, ka shkruar Begaj. /Zëri