Shpërthimi në Ibër Lepenc, KFOR-i amerikan në vend të ngjarjes

Pas shpërthimit në Ibër Lepenc, KFOR-i amerikan ka dalur në vendin e ngjarjes.

Kjo shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan Kosova.

Për të sanuar dëmin janë vendosur makineri të rënda, raporton Klankosova.tv.

Shpërthimi ndodhi natën e së premtes në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.