Kurti në takim urgjent me komandantin e KFOR-it, thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas pak do të takohet me komandantin e KFOR-it, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kurti e bëri të ditur këtë në një konferencë të jashtëzakonshme që është duke u mbajtur në ndërtesën e Qeverisë.
Kurti po ashtu tha se sonte është thirrur mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë, raporton Zeri.info.