Ambasadori britanik: Incidenti në Zubin Potok ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji e ujë

Ka reaguar edhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Hargreaves në një shkrim në Facebook, ka thënë se ky incident mund të ketë pasoja për furnizimin me energji dhe ujë.

Ai mes tjerash ka kërkuar që të hetohet shpejt ky tast.

“Incidenti serioz në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë të komuniteteve të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për çdo sulm të qëllimshëm në infrastrukturën kritike.” – ka thënë ai.