Rriten rastet e murtajës afrikane të derrave në Shqipëri

Pas rasteve të Hasit dhe Kukësit, në Lezhë është regjistruar rasti i tretë brenda këtij viti me murtajën afrikane të derrave.

Në Malin e Rrencit në Shëngjin të Lezhës deri më tani janë gjetur dhjetë derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë në masivin pyjor të zonës.

Sipas analizave të kryera nga Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë rezulton se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane.

Eksperti Ervin Resuli tregon se murtaja afrikane e derrit është shumë e rrezikshme për kafshët në aspektin e mbijetesës, ndërsa nuk ka rrezik evident që të transmetohet nga derrat te njeriu. /euronews