Pesë humbje e një barazim, Guradiola flet për situatën e Man Cityt

Pep Guardiola ka folur për situatën e Manchester Cityt kohët e fundit, pasi skuadra e trajnerit spanjoll aktualisht është duke kaluar nëpër një formë jo të mirë, ku në gjashtë ndeshjet e fundit, pesë prej tyre ka pësuar humbje dhe një barazim.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp, Guardiola tha: “Ne humbëm pesë dhe barazuam një, duhet të kishim fituar po. Ndodh, mos mendo shumë në situatën. Shko tek parimet, nëse e jeton pranoje. Pa fajësim, pa ikje nga përgjegjësitë. E dua. Këtu si klub duhet të fitosh, nëse nuk fiton je në telashe, atë që kemi bërë në tetë vjetët e fundit kam njerëz në hierarki që mbështeten tek unë për ta bërë”.

“Nuk është normale në klubet e mëdha të bëjmë atë që kemi bërë. Unë dua të qëndroj, në momentin që nuk ndihem pozitiv do të shkoj. Por dua mundësinë, nuk do të iki, për të rindërtuar ekipin. Në shumë aspekte deri në fund të sezonit dhe sezonin e ardhshëm, unë e ndiej këtë sfidë, e di se çfarë duhet të bëjmë. Cili ekip është konsistent në 10 as në NBA, tenis, golf në pothuajse një dekadë, nuk është e këndshme të jetosh, por çfarë prisni?”.

“Kjo dëshmon se çfarë jemi ne si sportistë dhe si konkurrentë. Me 10,12 ndeshje radhazi, të gjithë janë në formë dhe në kulmin e tyre, gjithçka shkon mirë. Është e lehtë. Unë duhet të dëshmoj veten tani. Rodri nuk është një justifikim. Unë qaj apo qendërmbrojtësit nuk janë aty për muajin e fundit?”, përfundoi ai.

Man City do të përballet me Liverpoolin të dielën, në derbin e xhiros së 13-të në Premierligë, duke filluar në orën 17:00. /Zëri