Feronikeli ’73 shënon fitoren e parë, mposht në shtëpi Suharekën

Ka përfunduar ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Suharekës, në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Feronikeli ’74 ka arritur të shënojë fitore ndaj Suharekës me rezultat 3-1 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Golat për skuadrën fituese arritën t’i shënojnë Hasan Hyseni (23’), Stivian Janku (48’) dhe Lavdim Zumberi (55’), kurse për atë humbëse realizoi Adem Maliqi (58’).

Me këtë fitore, Feronikeli ’74 mbetet në vendin e fundit dhe grumbullon gjashtë fitore, kurse Suhareka në vendin e pestë me 19 sosh. /Zëri