“S’do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt agresioni djegien e flamurit të Maqedonisë gjatë festës së 28 Nëntorit

"Ashpër e dënoj, gjithsesi paraqet akt të agresionit", këtë e tha mes të tjerash kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me videot që u publikuan gjatë mbrëmjes së djeshme, ku shihej se si digjej flamuri i Maqedonisë së Veriut gjatë festës së 28 Nëntorit.

Mickoski tha se ky rast vjen pas paralajmërimeve të tij se politikanë të caktuar përgatisin skenarë për destabilizim të vendit, ndërkaq tha se nuk do të ketë mëshirë as ndaj porositësve, por as ndaj kryerësve të këtyre veprave.

“Për shkak se është një grup i vogël i manipuluar, i izoluar, nga ata që i mbrojnë milionat e tyre. Ndërsa deri tek ata që janë viktima potenciale të këtyre kriminelëve dhe dhunuesve politik, dua t’i paralajmëroj se nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt. Secili që do ta shkel ligjin dhe Kushtetutën, do të përgjigjet. Nëse mendojnë se janë të paprekshëm dhe nëse mendojnë se këtë që po e flasim nuk është e vërtetë, mendoj se fuqishëm do të dëshpërohen dhe do të jenë dëshmitarë që në tentimin e parë, për këto që gjatë ditës së djeshme janë arrestuar”, tha Mickoski.