Arteta flet për situatën e Parteyt për kontratën e re

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lënë të kuptohet se klubi mund të hapë bisedime me Thomas Parteyn për situatën e kontratës së tij.

Mesfushorit ganez i skadon kontrata në fund të sezonit, por është një lojtar kyç në skuadrën e Arsenalit këtë sezon. Pas fitores 5-1 të Topçinjve ndaj Sportingut të Lisbonës, Arteta, tha se Partey bëri “një nga paraqitjet më të mira që ka parë” nga lojtari.

“Do të kemi kohën e duhur për të folur për këtë situatë”, tha Arteta për të ardhmen e ParteyT.

“Ai po tregon qëndrueshmëri në nivelin më të lartë për shkak të kësaj disponueshmërie. Kjo po e lejon atë ta bëjë atë”. /Zëri