Messi flet në 125-vjetorin e Barcelonës, ka disa fjalë të mëdha për La Masian
Barcelona feston sot 125-vjetorin e saj dhe legjenda e klubit Lionel Messi ndau një mesazh të përzemërt gjatë festimeve.
Kapiteni i Argjentinës u shfaq në një program special në TV3, ku shprehu admirimin e tij të thellë për klubin.
Messi vlerësoi akademinë e të rinjve të klubit, La Masia ku tha se kur Barcelona mbështetet tek akademia gjithmonë është mirë.
“Nuk më habit suksesi, futbollistët nga La Masi e njohin klubin më mirë se kushdo tjetër, ata janë mësuar të luajnë siç luhet sot loja që në moshë të vogël”.
“Kur ata mbështeten te La Masia, ndodhin këto gjëra, siç kanë ndodhur në të kaluarën”, tha Messi.
Messi ndau gjithashtu përvojën e tij personale në La Masia, duke kujtuar se si e formësoi atë si lojtar dhe si person.
“La Masia do të thoshte shumë për mua. Unë arrita në klub kur isha trembëdhjetë vjeç dhe kalova më shumë kohë atje sesa në shtëpinë time”, shpjegoi Messi.
“Jam rritur me vlerat që më kanë mësuar, kam studiuar në shkollën La Masia, ku jam zhvilluar si lojtar, por edhe si person”.
Ai gjithashtu trajtoi sfidat me të cilat përballen nënshkrimet e reja, duke theksuar rëndësinë e përshtatjes me stilin e klubit
. “Për ne është e lehtë sepse jemi rritur me të, por për ata që vijnë nga jashtë është krejtësisht ndryshe, e re dhe kërkon kohë për t’u përshtatur”, deklaroi Messi. /Telegrafi