Kosovare Asllani me Suedinë e mposhti mbrëmë Serbinë në Leskovc

Suedia e drejtuar nga kapitenia Kosovare Asllani shënoi një fitore të madhe mbrëmë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Suedezet triumfuan 0:2 ndaj Serbisë në ndeshjen e zhvilluar në Leskovc.

Nga fillimi e deri në fund në këtë ndeshje luajti edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila njëherësh ishte edhe kapitene e skuadrës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 dhjetor në Suedi.