Peter Stano përfundon mandatin si zëdhënës i BE-së, Lajçaku deri në fund të janarit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka mbajtur sot konferencën e tij të fundit, pasi mandati i tij përfundon këtë të shtunë.

Gjatë adresimit të tij, ai foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Stano sqaroi se mandati i Lajçakut për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i vlefshëm deri më 31 janar 2024.

Ai theksoi se vendimi për zgjatjen ose ndryshimin e mandatit të emisarit special është në duart e shteteve anëtare të BE-së.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri në janar dhe mandati ynë do të përfundojë së shpejti, këtë të shtunë. Nuk më takon mua të flas për këtë apo të komentoj se çfarë do të ndodhë më pas. Mund t’ju kujtoj vetëm se kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendimi për mandatin e çdo Përfaqësuesi Special është në dorën e shteteve anëtare dhe ato duhet të vendosin për këtë,” deklaroi Stano.