Kurti nga Prekazi përmend Llaushën: Ku u shpallë botërisht UÇK-ja si bartëse e kryengritjes sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit, raporton Ekonomia Online.

Shefi i qeverisë ishte në Vlorë ku iu bashkua festës në qytetin e ngritjes së flamurit krah kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit, Bajram Begaj.

“Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë festën e Pavarësisë së Shqipërisë, të flamurit kombëtar shqiptar duke përmendur përveç Prekazit, Vlorës e Krujës, gjithashtu edhe Llaushën atëherë kur në vitin 1997 Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj e shpallën botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila ishte bartëse e kryengritjes sonë dhe faktori kryesor që e bëri çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999 me ç’rast sivjet ne edhe e festuam çerekshekulli nga çlirimi i atdheut tonë”, u shpreh Kurti.