Rita Ora uron 28 Nëntorin me pamje nga koncerti ikonik në Kosovë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar në një mënyrë të veçantë 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Artistja, që gjithmonë me krenari ka folur për prejardhjen e saj shqiptare ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram për këtë festë madhështore.
Ajo ndau një sekuencë të koncertit ikonik që pati para pak vitesh në Kosovë.
“Urime pavarësia Shqipëri”, shkroi Rita Ora në postimin e saj.
Rita e po ashtu Dua Lipa janë dy artiste të cilat janë mburrur me krenari për prejardhjen e tyre.
Ato kanë qenë promovuese të zëshme të rrënjëve shqiptare duke i folur më së miri botës, për Kosovën e Shqipërinë.