Ish-ushtari britanik shpallet fajtor se spiunoi për Iranin

Një gjykatë në Londër e ka shpallur fajtor një ish-ushtar britanik, pasi ai i u kishte dhënë informata të ndjeshme shërbimeve të inteligjencës iraniane.

Prokurorët thanë se Daniel Abed Khalife, 23-vjeçar, luajti një “lojë cinike” duke pretenduar se donte të bëhej agjent i dyfishtë për Britaninë e Madhe, por ia dorëzoi Iranit një sasi të madhe të materialeve të klasifikuara dhe të ndaluara, të cilat përmbanin edhe emrat e oficerëve të forcave speciale.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall në Gjykatën Woolwich në Londër më 28 nëntor.

Prokurori Mark Heywood i tha jurisë në fillim të gjykimit se Khalife mblodhi informata të ndjeshme mes majit 2019 dhe janarit 2022.

Khalife u gjykua nën akuzat për mbledhjen e informatave që mund të jenë të dobishme për armikun, kryesisht Iranin, si dhe për sigurimin e informatave që kanë mundësi të jenë të dobishme për terrorizëm.

Khalife, i cili u përjashtua nga ushtria pas përballjes me akuza, u akuza edhe për montimin e bombave të rrejshme në barakat e ushtrisë. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë kundër tij.

Ai iku nga burgu në Londër në shtator 2023, ku po mbahej në pritje të nisjes së gjykimit, dhe i kaloi tri ditë në arrati. /REL