Lampardi gjen punë pas 18 muajsh, emërohet trajner i ekipit nga Championship

Trajneri anglez i futbollit dhe ish-ylli i futbollit anglez, 46-vjeçari Frank Lampard, ka gjetur një punë të re pas 18 muajsh.

Lampardi është emëruar në stolin e skuadrës Coventry City si pasues i Mark Robins, i cili u shkarkua pas tetë vjetësh në stol.

“Një kapitull i ri në Coventry. Mirë se erdhe, Frank!”, shkruan në njoftimin e klubit anglez.

Coventry City është vetëm në vendin e 17-të në Championship, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.

Lampardi, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Coventry, ka qenë pa punë për 18 muaj pasi u largua nga Chelsea në fund të sezonit 2022/2023.

Është interesante se Lampardi e filloi karrierën e tij si trajner në Championship në vitin 2018, kur drejtoi Derby County. /telegrafi