I dënuari realizon muralin e Ismail Qemalit në Burgun e Vlorës
Në paraburgimin e qytetit të Vlorës po realizohet një mural nga një prej personave që vuan dënimin në këtë institucion të sigurisë.
Muralja po realizohet me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë dhe është përzgjedhur figura e Ismail Qemalit për t’u pikturuar në murin e IEPV Vlorë.
Në Ditën e Pavarësisë të gjitha qytetet shqiptare janë veshur kuqezi, teksa kremtimet e festës kulmojnë në Tiranë me paradën kombëtare, e cila organizohet për të dytin vit radhazi.
Kjo festë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, teksa qytetarë të shumtë kanë ardhur edhe nga Kosova, të veshur me veshje me motive kombëtare dhe flamuj kuqezi në duar. /A2