Rama e Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit në Vlorë [video]
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.
Sikurse shihet edhe në foto, Rama së bashku me Kurtin kanë takuar nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.
Ceremonia për nder të festës së 28 Nëntorit po zhvillohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë. /Noal.al