Kurti në Vlorë, krah Ramës në ngritjen e flamurit

Në Shqipëri sot po festohet 112-vjetori i pavarësisë.

Në Vlorë po zhvillohet edhe ceremonia e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm janë presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, si edhe kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu në ceremoni po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për nder të 28 Nëntorit, edhe në Kosovë sot po festohet, ku janë organizuar disa aktivitete.