Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë

Një këmbësore është goditur për vdekje ditën e mërkurë në Klinë.

Policia njofton se viktima u godit nga një veturë, ndërsa vdiq në Spitalin e Pejës.

“Klinë / 27.11.2024 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin femër kosovare. Viktima, pasi ka arritur në Spitalin Rajonal Pejë, ka vdekur, vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Zëri