Festa e Flamurit vjen me mot me diell dhe pjesërisht të vranët

Për Festën e Flamurit, 28 Nëntorin, në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

IHMK-ja njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri në mesatare. /Zëri