Forcat ukrainase publikojnë pamje të kapjes rob të marinsave rusë

Forcat ukrainase për operacione speciale kanë publikuar një video që thuhet se shfaqin të kapur rob disa marinsa rusë.

Në video shihen disa burra të uniformuar me sytë e mbuluar. Ukrainasit i marrin në pyetje duke u kërkuar cilës brigadë i përkasin.

Ukrainasit deklaruan se gjatë operacionit të tyre special në frontin e Kurskut, “armiku pësoi humbje të mëdha në njerëz”.

Gjithashtu, ata theksuan se janë kapur disa dhjetëra pjesëtarë të Brigadës së 810-të të Marinës së Federatës Ruse.

“Kështu duhet të ‘festojnë’ marinsat armik festën e tyre profesionale”, deklaruan ukrainasit. Kujtojmë se më 27 nëntor, rusët shënojnë Ditën e Marinsave.

Ndryshe, forcat ukrainase u futën në rajonin e Kurskut në fillim të gushtit, duke pushtuar pothuajse 1400 kilometra katrorë në atë zonë ruse.