Dërgohet në mbajtje shoferi që goditi për vdekje me veturë këmbësoren në Klinë

Sot rreth orës 17:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës.

Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor dhe Prokurori i shtetit.

Sipas policisë, në këtë aksident ishin të përfshirë, një automjet me targa vendore dhe një këmbësor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhë për deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë – Klinë pikrishtë në fshatin Drenoc- Klinë, viktima gjatë kalimit të rrugës ishte goditur nga i dyshuari nga pa kujdesia me ç’ rast viktimës i shkakton lëndime.

Viktima menjëherë dërgohet për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe pas tretmanit mjekësorë mjeku kujdestarë e ka konstatuar vdekjen e viktimës:

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48- orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Zëri