Dinamo i drejtohet me një reagim FFK-së

Dinamo e Ferizajt ka bërë një reagim pas barazimit të sotëm 1:1 me Flamurtarin në Ligën e Parë.

Ekipi nga Ferizaj u ankua në referim, pasi sipas tyre u është anuluar një gol i pastër, teksa kanë publikuar edhe pamjet.

Ky është reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Reagim:

E nderuara Federata e Futbollit të Kosovës, të dashur sportdashës, sponsor, tifozë me anë të këtij postimi duam të reagojm ndaj referimit skandaloz nga asistenti i dytë Eris Sekiraqa në ndeshjen e sotme kundër KF Flamurtari.

U dëmtuam rënd ku në golin e shënuar nga Daniel Tette vendos quditërisht për pozicion jashtë loje ku shihet pastërt se ishte në lojë disa metra larg pozitës jasht lojës. Ne e kuptojmë se mund edhe të gabohet por të gabohet kaq shumë kjo është shqetësuese jo vetëm për ne si klub por edhe për të gjithë futbolldashësit që duan të investojnë në futboll.

Shpresojmë dhe besojmë që FFK të merr masa ndaj këtij gjyqtari.