Amorimi për rikthimin e Rashfordit: Ai duhet të jetë i pari që e dëshiron atë

Ruben Amorim thotë se më mirë do të përmirësonte lojtarët në Manchester Unitedit sesa t’i drejtohej tregut të transferimeve për të zgjidhur problemet e golave ëtë ekipit të tij.

“Ka një shqetësim në mungesën e golave. Ne duhet të përmirësohemi si ekip dhe këta lojtarë mund të shënojnë kaq shumë gola”.

Marcus Rashford duhet ta “dëshirojë” nëse dëshiron të rizbulojë formën e tij më të mirë në Manchester United, thotë trajneri.

Paraqitjet e Rashfordit kanë rënë që kur ai shënoi 30 gola në sezonin e parë të Erik ten Hag në krye në Old Trafford dhe më pas ai ka humbur vendin e tij në skuadrën e Anglisë.

Amorimi e përdori atë si një sulmues qendror në ndeshjen e tij të parë në Ipswich, një barazim 1-1 në Premierligë, dhe Rashfordi shënoi brenda dy minutash, por ishte anonim për pjesën e mbetur të ndeshjes.

I pyetur nëse ai mund të sjellë më të mirën nga Rashfordi përpara ndeshjes së së enjtes në Europa League kundër Bodo/Glimt, Amorim tha: “Do të përpiqem ta ndihmoj. Ai pozicion nuk është më i miri për të [deri në mes], veçanërisht në një lojë të tillë. Ai po luftonte me dy gjigantë. Ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen e duhur për të. Ai duhet të jetë Marcus që të përpiqet të kthehet në atë moment [sezonin e tij me 30 gola]. Më pas ai do të ketë ndihmën e të gjithë stafit, të gjithë klubit dhe të gjithë tifozëve, sepse ai është një djalë i Man Utd. Por ai duhet të jetë i pari që e dëshiron vërtet atë”, u shpreh Amorimi. /Zëri