Zyrtare: Dumfries rinovon kontratën me Interin

Interi ka njoftuar se Denzel Dumfries ka rinovuar kontratën me klubin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një komunikatë në plaformën X.

Me kontratën e re Dumfries do të jetë pjesë e Interit deri më 30 qershor të vitit 2028.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se është arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Denzel Dumfries: mbrojtësi anësor 28-vjeçar ka vënë në letër një marrëveshje që zgjat deri më 30 qershor 2028”, thuhet në komunikatën e klubit. /Zëri