Kurti nënshkruan vendimin për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nënshkruar për themelimin e komisionit me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
“Ditën e Forcës së Kosovës po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm dhe një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë sonë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se komisioni ndërministror i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministri i Punëve të Brendshme, “do të nisë procedurat e nevojshme për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”.