Zyrtare: Mascherano emërohet trajner i ri i Inter Miamit

Javier Mascherano është emëruar trajner i ri i Inter Miamit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi amerikan përmes një komunikate zyrtare në platformën X, transmeton “Zëri”.

Legjenda e Argjentinës dhe e Barcelonës do të jetë pjesë e Inter Miamit deri në vitin 2027.

“Inter Miami CF njoftoi sot se ka emëruar legjendën e Argjentinës dhe FC Barcelonës, Javier Mascherano si trajner kryesor, duke e nënshkruar atë me një kontratë deri në sezonin 2027 të Major League Soccer (MLS). Argjentinasi bashkohet pas një periudhe si trajner i kombëtares U-20 dhe Olimpik të Argjentinës dhe do të marrë përgjegjësitë e trajnerit në Inter Miami pas marrjes së dokumentacionit të punës”, thuhet në komunikatën e klubit.

Mascherano do të drejtojë emrat si Messi, Suares, Busquests e Jordi Alban. /Zëri