Nisin punimet në stadiumin e parë të atletikës në Kosovë
Sot janë nisur punimet në stadiumin e parë të atletikës në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani në faqen e saj në Facebook, transmeton “Zëri”.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Sot filluan punimet në stadiumin e parë të atletikës në Kosovë!
Me investim prej 3.5 milionë euro, ky stadium modern në Kamenicë do të jetë qendra e atletikës për Kosovën dhe rajonin.
8 shtigje vrapimi
Shtegu ndihmës 100 metërsh
Zhvillim të të gjitha disiplinave atletike
Mundësi për gara, stërvitje dhe suksese të reja
Ky projekt simbolizon përkushtimin tonë për të zhvilluar sportin në tërë Kosovën dhe për t’i dhënë atletikës dhe atletëve vendin që meritojnë.