Për Amorimin, Dalot: Pikërisht kjo na nevojitet
Mbrojtësi, Diogo Dalot ka folur për trajnerin e ri të Manchester Unitedit, i cili u emërua pak ditë më pare në ekipin A.
Amorim erdhi në vend të Ten Hagut duke e zëvendësuar holandezin.
Dalot u shpreh se ardhja e Amorimit është pikërisht ajo që ju nevojitet.
“Ruben Amorim është pikërisht ajo që na nevojitet për këtë lloj klubi. Ai është shumë kërkues. Ky është standardi që klubi duhet të ketë, duke kërkuar që njerëzit janë vërtet profesionistë dhe punojnë shumë për ekipin. Ky është mesazhi i qartë që ai na jep çdo ditë”, u shpreh Daloti.
Man Utd aktualisht e sheh vetën në vendin e 12-të me 16 pikë pas 12-të ndeshjeve. /Zëri