Rita Ora feston ditëlindjen e 34-të

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditën e sotme (e martë) ditëlindjen e 34-të.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të bujshme dhe shumë të suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Përveç përkushtimit në muzikë, është e njohur edhe për stilin e veçantë dhe angazhimet në projekte të ndryshme, përfshirë modën dhe filmin.

Ajo ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës dhe ka sjellë shumë hite që janë dashur nga adhuruesit në mbarë botën.

Si zakonisht, ndjekësit presin me padurim për t’u informuar nëse do të shpërndajë më shumë detaje mbi planet e saj për të ardhmen dhe projektet e reja.

Krijuesja e hitit “Anywhere” natyrisht do ta festojë ditën speciale me miqtë dhe të afërmit, të cilët i ka përreth për çdo gjë.

E njëjta prej më shumë se dy vitesh është e martuar me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Bukuroshja shpesh ka folur për të ardhmen dhe dëshiron që sa më shpejt të krijojë familje.

Disa nga këngët më të njohura të Orës janë: “R.I.P.”, “How We Do (Party)”, “I Will Never Let You Down”, “Your Song”, “Anywhere”, “Let You Love Me”, “For You” (me Liam Payne), “Body on Me” (me Chris Brown) etj.

Rita ka një stil unik dhe ka kontribuar shumë në muzikën pop, duke e bërë atë një nga artistet më të njohura dhe të dashura të publikut.