KPM-së i kërkohet që përfundimisht ta ndalojë transmetimin e Big Brother VIP Kosova

Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) i është kërkuar ta ndalojë përfundimisht transmetimin e Big Brother VIP Kosova.

Është Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), organizata joqeveritare që mbron dhe promovon të drejta të barabarta, e cila përmes një aksioni simbolik e ka kërkuar një gjë të tillë, shkruan Zeri.info.

QIKA bën të ditur se kanë kërkuar nga KPM-ja që të trajtohen ankesat ndaj Klan Kosovës dhe të ndalohet përfundimisht transmetimi i “Big Brother VIP Kosova”, pasi që sipas kësaj organizate, ky program, në mënyrë sistematike, ka vendosur seksizmin, mizogjininë dhe dhunën ndaj grave në shërbim të gjenerimit të sensacionit, klikimeve dhe profitit.

“I bëjmë thirrje KPM-së të marrë masa urgjente dhe të ndalë këtë program tejet të dëmshëm, i cili po promovon dhe normalizon dhunën”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e organizatës QIKA.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Ndaleni transmetimin e Big Brother VIP Kosova!

Sot, kërkuam nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të trajtohen ankesat ndaj Klan Kosovës dhe të ndalohet përfundimisht transmetimi i “Big Brother VIP Kosova”.

Ky program, në mënyrë sistematike, ka vendosur seksizmin, mizogjininë dhe dhunën ndaj grave në shërbim të gjenerimit të sensacionit, klikimeve dhe profitit. I bëjmë thirrje KPM-së që të marrë masa urgjente dhe të ndalë këtë program tejet të dëmshëm, i cili po promovon dhe normalizon dhunën. /Zëri