Nëse i shihni këta persona, lajmërojeni menjëherë Policinë!
Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren - Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy personave.
Personat kërkohen për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë”, e cila ka ndodhur më 28.02.2024, në rrugën “Villiam Voker” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.