S’ka kuorum, dështon të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në të cilin ishte paraparë të shqyrtohet vendimi i Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Po ashtu në këtë mbledhje ka qenë e paraparë të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe Formimi i paneleve për procesin intervistues për plotësimin e pozitave vakante në ARRU dhe NP KOSTT.