Ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë, obligacione në vlerë prej 20 milionë eurove
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 03 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 2-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.
Ky ankand ofron mundësinë për investime të sigurta, të garantuara nga Ligji për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi, i përcaktuar nga tregu, do të jetë i garantuar për të gjithë periudhën e maturimit prej dy vjetësh.
Po ashtu ky investim është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për informacion dhe detaje rreth pjesëmarrjes në ankand për blerjen e letrave me vlerë, interesuarit mund të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.