“Të dua shumë”, porositë që Edi ia la Drilonit para se të largohej nga Big Brother

Eduart Kuqi kërkoi të largohej menjëherë nga Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë për publikun.

I njëjti përpara se të dilte i ka lënë disa porosi Drilon Ramës, me të cilin krijoi miqësi të ngushtë në këtë reality shou.

“Të kam thënë se psiqikisht kam qenë i lodhur, nuk është puna te banorët. Kemi kaluar shumë fortë”, iu drejtua Edi Drilonit.

“Të pres jashtë, për çdo gjë më ke mua. Më ka ardhur shumë mirë që kemi mundur të shfrytëzojmë këtë kohë bashkë, me ushtrime me çdo gjë. Nuk mund të dalë jashtë vetes. Nuk mundem më, i kam punët e mia jashtë që i kam lënë llug”, theksoi tutje.

Ndër të tjera, Edi i tha: “Dua të të them rri vetvetja, je djalë top, në karakter në sjellje, në gjithçka, facer sa të duash. Shok i mirë po”.

“Zemra jeme, të dua shumë, ruju, çoje mirë me të gjithë banorët se në fund të fundit vetëm eksperiencë është”.