Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së

Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Protesta e tyre do të zhvillohet para Drejtorisë së Administratës në QKUK.

Kjo protestë do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00 dhe shkak i saj është, siç thuhet, pagesa në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pagën minimale.