Vazhdon fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
Sot vazhdon dita e dytë e fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, sot mbahet konferenca gjithëditore “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”.
Pjesëmarrës janë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca; zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Schwarz; ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu sot bëhet lansimi i Profilit Gjinor të Kosovës, të zyrave të UN Women në Kosovë në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, nga Bashkimi Evropian. Kjo ngjarje në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizojnë fushatën vetëdijesuese me mesazhin: “Stop dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje!”.
Edhe AKK-ja organizon tryezë diskutimi me zyrtarë komunalë në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.