Cher nuk e dinte emrin e saj të vërtetë prej vitesh: U trondita kur e mora vesh

Legjenda e muzikës, Cher, ka publikuar së fundmi pjesën e parë të librit të saj të ri.

Në librin “Cher: The Memoir”, pjesa e parë, këngëtarja zbuloi se për vite me radhë nuk e dinte se çfarë emri ishte shkruar në certifikatën e saj të lindjes.

“Besova se quhesha Cherilyn deri vite më vonë, kur vendosa të ndryshoja ligjërisht emrin tim në Cher”, shkroi ajo.

Domethënë, në certifikatën e lindjes nuk shkruante Cherilyn, por Cheryl.

“U trondita kur mora vesh se isha në listë si Cheryl”, shtoi Cher, duke thënë se e pyeti nënën e saj Georgia Holt nëse e dinte emrin e saj të vërtetë.

“Pse jo Cherilyn?”

“Lana Turner është aktorja ime e preferuar dhe vajza e saj quhet Cheryl. Mamaja ime quhet Linda, kështu që pse jo Cherilyn?”, tha nëna e Cher në 1943.

Refuzoi katër mbiemra

Këngëtarja njihet me emrin Cher që nga viti 1979. Më pas ajo hoqi katër mbiemrat e saj.

Si për kujtesë, Cher zbuloi se ajo ka fjetur me dikë për herë të parë në moshën 14 vjeçare. /telegrafi